Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më të ashpra në vitet e fundit, raportuan mediat amerikane më 23 janar. E shoqëruar me borë të madhe dhe erëra akulli, stuhia do të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës, paralajmëroi shërbimi meteorologjik. Sipas raportimeve të mediave amerikane, linjat ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime si masë paraprake. Shumë shkolla gjithashtu kanë anuluar mësimin të premten po ashtu si masë parandaluese. Po ashtu ka frikë se mund të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shembull për shkak të rrëzimit të mundshëm të pemëve ose të shtyllave elektrike. Për...
Burimi:
opinion.al