Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Stuhi të forta shiu dhe përmbytje në Kaliforni, humbin jetën tre persona
Stuhi të forta shiu që kanë përfshirë zona të gjera të Kalifornisë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke lënë tre persona të vdekur deri në mbrëmjen e Krishtlindjeve, bëjnë të ditur autoritetet lokale. Reshjet intensive, që pritet të vazhdojnë deri të premten, kanë sjellë deri në 27.94 cm shi në disa pjesë të Qarkut të Los Anxhelosit, duke detyruar evakuime dhe mbylljen e rrugëve kryesore. Ekipet e emergjencës kanë kryer disa operacione shpëtimi, përfshirë persona të bllokuar në automjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje emergjence në Los Anxhelos dhe në disa qarqe të Kalifornisë Jugore. Rreth 100 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike deri të enjten në mbrëmje. Qendra Amerikane e Parashikimit...