Stuhi e fuqishme dëbore përfshin SHBA-në, shpallen gjendje emergjence

Stuhi e fuqishme dëbore përfshin SHBA-në, shpallen gjendje emergjence

Banorët e Nju Jork Sitit dhe Nju Xhersit u detyruan të qëndronin në shtëpi ndërsa një stuhi e fortë dëbore përfshiu verilindjen e Shteteve të Bashkuara të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar ndalimin e udhëtimeve. Paralajmërime për stuhi dëbore u lëshuan për Nju Jork Sitin dhe Long Ajllandin, Bostonin dhe zonat bregdetare në Delaëer, Merilend, Nju Xhersi, Kënektikat, Rod Ajlland dhe Masaçusets. Një gjendje emergjence u shpall në shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Delaëerit, Rod Ajllandit, Kënektikatit dhe Masaçusetsit. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) paralajmëroi se kushtet e stuhisë së dëborës do të “materializoheshin shpejt” nga Merilendi deri në juglindje të Nju Anglisë, duke i bërë udhëtimet “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Ai shtoi se 30 deri në 60 centimetra dëborë ishin të mundshme në shumë...