Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Steinmeier uron Krishtlindjen: Kjo ditë është dritë shprese në kohë errësire globale
Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale. Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë”. Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese. Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.” Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë Ai...