Starmer: Mbretëria e Bashkuar dërgon katër aeroplanë luftarakë në Katar

Starmer: Mbretëria e Bashkuar dërgon katër aeroplanë luftarakë në Katar

Kryeministri britanik Keir Starmer tha të enjten se katër aeroplanë luftarakë shtesë Typhoon do të dërgohen në Katar, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, duke këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar ka planin e duhur për mbrojtje. Sipas mediave të huaja, “reagimi i kujdesshëm i Britanisë ndaj krizës së Iranit dhe një sulm me dronë në bazën e saj kryesore ushtarake në Qipro kanë çuar në dyshime midis partnerëve në lidhje me efektivitetin e saj ushtarak”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar gjithashtu Starmer për dështimin në ofrimin e mbështetjes së mjaftueshme për sulmet e tij ndaj Iranit. Starmer tha në një konferencë për shtyp se Britania kishte planin e duhur dhe tashmë kishte para-vendosur pajisje ushtarake në të gjithë rajonin para fillimit...