Starmer, gati të çojë trupa në Groenlandë? Independent: Bisedime me aleatët
Mediat britanike njoftojnë se kryeministri Keir Starmer po merr në konsideratë mundësinë e dërgimit të trupave të vendit të tij në Groenlandë, mes përflakjes së retorikës së Donald Trumpit për marrjen e ishullit që i takon Danimarkës. Sipas The Independent, Britania e Madhe ka hyrë në bisedime intensive me aleatët europianë për vendosjen e një force ushtarake në Groenlandë, në një përpjekje diplomatike për të frenuar ambiciet e Trump për pushtimin e ishullit strategjik të Arktikut. Shtypi anglez pretendon se krerët ushtarakë po përgatisin skenarë për një mision të mundshëm të NATO-s, i cili do të përfshinte trupa tokësore, anije luftarake dhe avionë, me synimin për të garantuar sigurinë e Grenlandës nga kërcënimet e mundshme ruse dhe kineze. Zyrtarë të lartë britanikë kanë zhvilluar kontakte...
Burimi:
top-channel.tv