Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të rëndësishëm drejt paqes në Ukrainë

Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të rëndësishëm drejt paqes në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se viti 2026 mund të shënojë “përparim të rëndësishëm” drejt arritjes së  paqes në Ukrainë. Ai tha se tani ka më shumë zhvillime konkrete se kurrë më parë lidhur me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ofruar garanci sigurie për vendin e shkatërruar nga lufta. Në një intervistë për emisionin  “Sunday With Laura Kuenssberg”, Starmer paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund ta ndalë përkohësisht pushtimin, por “do të kthehet sërish” nëse nuk vendosen garanci të forta sigurie në rast të një marrëveshjeje paqeje. Deklaratat vijnë përpara një takimi të planifikuar të “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris të martën, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka bërë të ditur se...