Spanja largon ambasadoren e saj nga Izraeli
Bota E Mërkurë, 11 Mars 2026 18:12 Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadoren e saj nga Izraeli, sipas gazetës zyrtare të shtetit. Lëvizja vjen ndërsa Spanja ka qenë një nga kritikët më të fortë në Bashkimin Europian ndaj luftës që Izraeli po zhvillon në Gaza dhe ndaj luftës së re kundër Iranit të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. “Me propozim të Ministrit për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin, dhe pas shqyrtimit nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të 10 marsit 2026, urdhëroj ndërprerjen e emërimit të zonjës Ana María Sálomon Pérez si Ambasadore e Spanjës në Shtetin e Izraelit”,-thuhet në gazetë. Ambasada e Spanjës në Tel Aviv do të drejtohet nga një i ngarkuar me punë, tha një burim...
Burimi:
kohajone.com