Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”, anijen më moderne të Marinës së saj
Spanja ka vendosur të dërgojë fregatën e saj më të avancuar, “Cristóbal Colón”, në Mesdheun Lindor, për të ofruar mbrojtje ndaj Qipros, në kuadër të tensioneve që kanë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit. Fregata spanjolle do të shoqërojë anijen franceze me avionë luftarakë Charles de Gaulle dhe anijet luftarake greke, pas sulmit me dron iranian ndaj bazës britanike në Akrotiri të Qipros. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Spanjës, fregata do të kryejë misione mbrojtjeje dhe kundra-ajrore, si dhe do të ndihmojë në evakuimin e personelit jo ushtarak, në rast nevoje. Sipas raportimeve të medies spanjolle El País, “Cristóbal Colón”, e cila fillimisht ishte pjesë e operacioneve detare në Detin Baltik, pritet të arrijë pranë bregdetit të Kretës rreth datës 10 mars....
Burimi:
vizionplus.tv