Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet plani i rishikuar për fundin e luftës në Ukrainë

Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet plani i rishikuar për fundin e luftës në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet sot në Florida me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të raundit të fundit të bisedimeve që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë. Takimi do të zhvillohet në rezidencën e kreut të Shtëpisë së Bardhë  në  Mar-a-Lago. Dy liderët pritet të diskutojnë një version të përditësuar të planit të paqes të ndërmjetësuar nga Uashingtoni , i cili ende nuk është mbështetur nga Moska, si dhe propozime specifike për garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën. Takimi vjen pas bombardimeve intensive ruse ndaj Kievit gjatë fundjavës. Autoritetet ukrainase njoftuan se një sulm prej 10 orësh  me raketa dhe dronë vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur. Zelensky i cilësoi sulmet...