Sot gjyqi për Maduron, ngrihet një tjetër aktakuzë/ SHBA: Ishte bosht i një karteli shtetëror droge

Sot gjyqi për Maduron, ngrihet një tjetër aktakuzë/ SHBA: Ishte bosht i një karteli shtetëror droge

Prokurorët amerikanë akuzojnë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, se është figura kyçe e një karteli të përbërë nga zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë, të cilët për dekada kanë bashkëpunuar me grupe të trafikut të drogës dhe organizata të shpallura terroriste nga SHBA-ja për të përmbytur tregun amerikan me kokainë. Sipas Reuters, Maduro u padit për herë të parë në vitin 2020, si pjesë e një çështjeje të gjerë për trafikim narkotikësh që përfshinte zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë venezuelianë, si edhe guerilë kolumbianë. Në një aktakuzë të re të bërë publike të shtunën, prokurorët pretendojnë se Maduro ka mbikëqyrur personalisht një rrjet trafikimi kokaine të sponsorizuar nga shteti venezuelian. Sipas akuzës, ky rrjet ka bashkëpunuar me disa nga organizatat më të dhunshme dhe më të...