Sot ceremonia e Bordit të Paqes/ Zbulohet agjenda zyrtare, nga mëngjesi i përbashkët te rezolutat e Trump dhe fjalimet
Bordi i Paqes i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mbajë një takim inaugurues të enjten në Uashington, ku synon të çojë përpara rindërtimin e Gazës. Takimi vjen gati katër muaj pasi administrata Trump ndërmjetësoi një armëpushim në Rripin e Gazës që lejoi lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelite. SHBA, po e quajnë takimin e së enjtes si një takim inaugurues. Anëtarët e Bordit të Paqes u takuan muajin e kaluar në Zvicër për një ceremoni nënshkrimi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror. Agjenda: Mbledhja e së enjtes do të fillojë me një mëngjes në orën 9:00 (15:00 me orën e Tiranës). Trump do të mbërrijë në orën 10:00 për të mbajtur fjalimin hapës dhe për të nënshkruar një numër rezolutash që...
Burimi:
syri.net