Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Socialdemokratët danezë, të udhëhequr nga kryeministrja Mette Frederiksen, kanë dalë forca e parë në zgjedhjet parlamentare, por pa siguruar shumicën për të qeverisur, duke e futur vendin në një situatë të paqartë politike, ku gjithçka tashmë varet nga lëvizja e liderit centrist Lars Løkke Rasmussen. Ky i fundit, me partinë e tij Moderatët ka marrë një rezultat befasues dhe është kthyer në “kingmaker” të skenës politike daneze; rezultati përfundimtar tregoi një garë të ngushtë mes bllokut të majtë dhe atij të djathtë, me 84 mandate për “të kuqtë” dhe 77 për “të blutë”, ndërkohë që pragu prej 90 deputetësh për shumicën nuk u arrit nga asnjëra palë, duke e bërë të domosdoshëm krijimin e koalicioneve të reja. Në këtë ekuacion politik, 14 mandatet e Rasmussen...