Sllovenia do të dërgojë oficerë në Groenlandë
Qeveria e Sllovenisë vendosi sot, në një mbledhje elektronike, të dërgojë dy oficerë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë në Groenlandë, të cilët do të marrin pjesë në planifikimin dhe realizimin e stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Arktike”, nën udhëheqjen e Danimarkës, me synim mbështetjen e forcimit të sigurisë rajonale, raporton Anadolu. “Në përputhje me paragrafin e tretë të nenit 84 të Ligjit për Mbrojtjen, Qeveria e Republikës së Sllovenisë vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Sllovenisë në përmbushjen e detyrimeve të marra në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe miraton plane vjetore për stërvitjen e ushtrisë jashtë vendit dhe të njësive të huaja ushtarake në Republikën e Sllovenisë, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare”, njoftoi qeveria sllovene. Oficerët do të marrin pjesë në planifikimin...
Burimi:
syri.net