Sllovakia rrit çmimin e naftës për të huajt, BE: Diskriminuese dhe e paligjshme
Sllovakia ka ndezur një debat të fortë në Europë pasi vendosi çmime më të larta për naftën për automjetet me targa të huaja, një masë që BE e quan hapur diskriminuese dhe në shkelje të rregullave të tregut të përbashkët. Që nga fillimi i kësaj jave, drejtuesit e huaj paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, afërsisht 26 cent më shumë se qytetarët sllovakë. Skema e çmimeve të dyfishta ka shkaktuar irritim në terren dhe ka hapur një përplasje direkte me Brukselin. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Ricardo Cardoso, deklaroi më 24 mars se masa është “shumë diskriminuese” dhe e papajtueshme me ligjin e BE-së. Ai theksoi se, edhe pse kriza energjetike është reale, nuk lejohet trajtim i ndryshëm mbi bazë shtetësie. Komisioni ka paralajmëruar se do të ndërmarrë...
Burimi:
opinion.al