Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimin e naftës ruse

Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimin e naftës ruse

Sllovakia dhe Hungaria kanë akuzuar Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”, dhe kërcënojnë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ndihmat e Bashkimit Europian. Për disa javë me radhë, nafta ruse nuk ka rrjedhur më përmes Ukrainës drejt Sllovakisë e shkak për këtë, thuhet të jetë bërë dëmtimi i tubacioneve të “Druzhba”. Kjo nuk e bind kreun e ekzekutivit sllovak, Robert Fico, i cili e paralajmëroi Kievin se do të përballet me ndërprerjen e furnizimeve me energji elektrike nëse nafta ruse nuk rikthehet në tubacionet e Ukrainës. Edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë kërcënime të ngjashme. Hungaria dhe Sllovakia janë dy furnizues kryesorë të energjisë elektrike për Ukrainën, duke mbuluar një pjesë të madhe të nevojave...