Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Do të bllokojmë furnizimin me energji dhe ndihmat e BE!

Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Do të bllokojmë furnizimin me energji dhe ndihmat e BE!

Sllovakia dhe Hungaria akuzojnë Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”. Ato kërcënojnë me bllokimin e furnizimit me energji elektrike dhe të ndihmave të BE-së. Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit “Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme. Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së...