S’kanë fund dramat në politkën malazeze! Tronditet Mal i Zi: Arrestohet ish-ministrja e Arsimit, Vesna Brati
vesna brati MALI I ZI- Politika në Malin e Zi paraqitet e brishtë, përballë skandaleve të njëpasnjëshme që e kanë shoqëruar kohët e fundit. Një kapitull i ri tensioni është hapur pas arrestimit të ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Brati. Mësohet se ish-ministrja është arrestuar në Podgoricë nga strukturat e policisë speciale, në kuadër të një hetimi për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas burimeve praraprake, hetimet aktuale lidhen me dyshime për vendime administrative që mund të kenë prodhuar pasoja financiare për shtetin, veçanërisht në sektorin e arsimit. Gjatë mandatit të saj pati shkarkime masive drejtorësh shkollash dhe ristrukturime që u kontestuan në gjykata. Por, çështja rrezikon të shndërrohet në një precedent serioz për përgjegjësinë penale të zyrtarëve të lartë në Mal të Zi, nëse këto veprime provohen...
Burimi:
zeri.ai