Skandali seksualo-politik në Malin e Zi, reagon protagonistja e videove erotike: Isha viktimë e shantazhit, mos heshtni! 

Skandali seksualo-politik në Malin e Zi, reagon protagonistja e videove erotike: Isha viktimë e shantazhit, mos heshtni! 

Mirjana Pajkovic TIRANE- Një çështje e rëndë me pasoja politike ka tronditur Malin e Zi, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje intime që dyshohet se përfshin një zyrtare të lartë shtetërore dhe një ish-këshilltar të Presidentit të vendit. Bëhet fjalë për Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre pas përhapjes së materialit, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe brenda institucioneve shtetërore. Dorëheqjet u paraqitën brenda pak javësh nga njëra-tjetra, në një klimë tensioni të lartë, pasi në rrjet qarkulluan pamje që pretendohet se tregojnë një marrëdhënie intime mes dy ish-zyrtarëve. Rasti ka marrë vëmendje të madhe edhe...