Skandali në Francë, kush është i moshuari që ka përdhunuar 89 të mitur në gjithë botën dhe ka vrarë nënën dhe tezen e tij

Skandali në Francë, kush është i moshuari që ka përdhunuar 89 të mitur në gjithë botën dhe ka vrarë nënën dhe tezen e tij

79-vjeçari francez, Jacques Leveugle, është ndaluar që nga shkurti i vitit 2024, nën akuza për përdhunim dhe sulm seksual të rënduar ndaj 89 të miturve. Incidentet, sipas Prokurorisë së Grenoble, kanë ndodhur midis viteve 1967 dhe 2022, brenda dhe jashtë Francës. Leveugle është gjithashtu nën hetim për vrasjen e nënës dhe të tezes së tij, të cilat u mbytën me një jastëk në dy incidente të ndara në vitet 1970 dhe 1990. Sipas zyrës së prokurorit, akuza ka nisur pas gjetjes së një USB-je në vitin 2022 nga një nip i të dyshuarit, i cili e dorëzoi atë policisë së Vizilles. Brenda pajisjes, hetuesit zbuluan një koleksion shkrimesh personale të ndara në 15 dosje, ku Leveugle shënonte marrëdhënie të dyshuara seksuale me adoleshentë 13-17 vjeç....