Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet vëllai i mbretit Charles, ish-Princi Andrew
Sipas raportimeve të mediave britanike, policia mbërriti në shtëpinë e Mountbatten-Windsor në Sandringham, në veri të London. Policia e Thames Valley kishte deklaruar më herët se po shqyrtonte pretendimet se një grua ishte trafikuar në Mbretëria e Bashkuar nga i dënuari për krime seksuale Jeffrey Epstein për të pasur një takim seksual me Mountbatten-Windsor, si dhe pretendimet se ai kishte ndarë informacione të ndjeshme me Epstein gjatë kohës që shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Deklaratë e Policisë Në orën 10:03 sipas kohës lokale (5:03 ET), Policia e Thames Valley lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Si pjesë e hetimit, sot kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk, nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik, dhe po kryejmë kontrolle në adresa...
Burimi:
top-channel.tv