Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin e tij të dytë të madh lidhur me skandalin 1Malaysia Development Berhad (1MDB). Najib, 72 vjeç, u akuzua për përvetësimin e gati 2.3 miliardë ringit malajzian (rreth 569 milionë dollarë) nga fondi sovran i pasurisë së vendit, 1MDB, dhe u shpall fajtor për katër akuza për shpërdorim pushteti dhe 21 akuza për pastrim parash. Vendimi i gjykatës, i shpallur të premten në Putrajaya, pasoi shtatë vjet procese ligjore dhe dëshmira nga 76 dëshmitarë. Ky është dënimi i dytë për Najib në lidhje me 1MDB, pasi ai është tashmë i dënuar dhe në burg për një tjetër rast të lidhur me këtë skandal. Dënimi i fundit...