Skandali Epstein- Mandelson rrezikon Starmer, qeveria përgatitet të dorëzojë mesazhet private
Zyrtarë të lartë të qeverisë së Keir Starmer po përgatiten të dorëzojnë mesazhe dhe komunikime private me Lord Mandelson, ndërsa pritet publikimi i dokumenteve për emërimin e tij si ambasador në SHBA. Skandali ka detyruar Sir Keir të kërkojë falje të mërkurën ndaj viktimave të Jeffrey Epstein, duke pranuar se kishte besuar “gënjeshtrat” e Lord Mandelson dhe e kishte emëruar atë, ndonëse miqësia e tij me pedofilin tashmë ishte e njohur publikisht. Pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit për të zbutur situatën, disa deputetë nga radhët e Partisë Laburiste po i bëjnë thirrje që të japë dorëheqjen. Paralajmërimet për përmasa më të mëdha të skandalit erdhën edhe nga ish-drejtori i komunikimit në Downing Street, i cili tha se publikimi i mesazheve private mund të përfshijë edhe figura...
Burimi:
top-channel.tv