Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve
Një shofer ambulancash 27-vjeçar po hetohet nga prokurorët italianë nën dyshimin e vrasjes së pesë pacientëve të moshuar. Të gjitha rastet ndodhën gjatë ose pak pas transportimit të pacientëve nga ambulanca që ai drejtonte. Burime hetimore thonë se shoferi, i punësuar nga Kryqi i Kuq Italian, mund të ketë përdorur substanca të dëmshme gjatë transferimeve midis spitaleve dhe shtëpive të kujdesit në rajonin Emilia-Romagna. Ai është pezulluar nga detyra, por nuk është arrestuar. Rasti më i fundit i hetuar është ai i një gruaje 85-vjeçare që ndërroi jetë në nëntor 2025 gjatë një udhëtimi për fizioterapi. Avokatët e familjes theksuan se ambulancat në fjalë përdoren për transport rutinë, pa infermierë, dhe jo për emergjenca. Kryqi i Kuq Italian deklaroi se është “thellësisht i tronditur” dhe...
Burimi:
javanews.al