Skandal në Gjermani/ Akuzohet për shkelje të sanksioneve, politikani i AfD-së arrestohet në parlament
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parlamentin e shtetit sakson të Gjermanisë, kur oficerët e policisë ndaluan dhe arrestuan përfaqësuesin e AfD-së, Jörg Dornau, 56 vjeç, për akuzat që lidhen me shkeljen e Aktit të Tregtisë së Jashtme dhe Pagesave (AWG). Politikani u mor në pyetje menjëherë nga hetuesit, ndërkohë që autoritetet kontrolluan shtëpinë, ambientet e biznesit dhe automjetet e tij në Rötha, afër Leipzigut. Gjatë një seance speciale të parlamentit të shtetit, komiteti i imunitetit kishte rekomanduar heqjen e imunitetit të Dornau, dhe votimi përfundimtar i parlamentarëve e bëri këtë të mundur, megjithatë kundërshtimin e deputetëve të AfD-së. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Leipzigut, akuzat ndaj Dornau lidhen me një shkelje të mundshme të sanksioneve, duke përfshirë eksportimin ilegal të një kamioni...
Burimi:
top-channel.tv