Skandal në Buckingham, Charles ishte paralajmëruar që në 2019 për lidhjet sekrete të Princit Andrew
Zbulime të reja nga dokumente dhe emaile të publikuara së fundmi tregojnë se Mbreti Charles III ishte paralajmëruar që në vitin 2019 se emri i familjes mbretërore po keqpërdorej në lidhje me aktivitetet e biznesit të vëllait të tij, Princi Andrew. Sipas materialeve të zbuluara, një informator i kishte dërguar një mesazh Princit të atëhershëm të Uellsit përmes firmës ligjore Farrer & Co, duke pretenduar se Duka i Jorkut kishte lidhje financiare “sekrete” me financierin David Rowland, i cili dyshohet se shfrytëzonte lidhjen mbretërore për përfitime. Emaili pohonte se veprimet e Andrew sugjeronin se ai e konsideronte marrëdhënien me Rowland më të rëndësishme se atë me familjen e tij. Një mesazh tjetër i dërguar drejtpërdrejt financierit, dhe i ndarë me sekretarin privat të Charles, Clive...
Burimi:
top-channel.tv