S’ka si të ndodhte ndryshe/ Kim Jong-un fiton zgjedhjet e radhës, votohet nga 99.3% e popullit

S’ka si të ndodhte ndryshe/ Kim Jong-un fiton zgjedhjet e radhës, votohet nga 99.3% e popullit

Partia në pushtet e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shpallur fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke marrë pothuajse 100% të votave. Sipas mediave shtetërore, 687 deputetë janë zgjedhur në Asamblenë Popullore, të gjithë nga Partia e Punëtorëve në pushtet. Zgjedhësit nuk kishin zgjedhje reale, pasi në çdo zonë paraqitej vetëm një kandidat i përzgjedhur nga partia. Qytetarëve u kërkohej thjesht të miratonin ose refuzonin emrin në fletën e votimit. Pjesëmarrja zyrtare u raportua 99.9%, sipas agjencisë shtetërore KCNA. Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen çdo pesë vite, por këto u shtynë për t’u përputhur me kongresin e Partisë së Punëtorëve. Më parë, zgjedhjet janë shtyrë vetëm dy herë: gjatë Lufta Koreane dhe pas vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994. Për...