Situata politike në Venezuelë dhe rrëzimi i Maduros, analiza nga DW: A është Machado humbësja në lojën e pushtetit?
Liderja e opozitës venezueliane u takua me Donald Trump-in në Uashington dhe ia dha atij medaljen e Çmimit Nobel për Paqe. Por a ka dështuar tashmë strategjia e saj e afrimit pa kushte me Trumpin? Donald Trump natyrisht u kënaq me certifikatën e lindjes të gjyshit të tij, Friedrich Trump, nga Kallstadt, e cila iu dorëzua nga Kancelari gjerman Friedrich Merz. Çmimi i ri i Paqes i FIFA-s, i dorëzuar nga presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino, gjithashtu e la dukshëm të kënaqur presidentin amerikan. Ai u entuziazmua vërtet nga “dhurata e vogël” e Katarit: një Boeing 747 me vlerë rreth 400 milionë dollarë si një mundësi për avionin e ri presidencial që të zëvendësonte Air Force One-in e tij. Por të gjitha...
Burimi:
top-channel.tv