Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në koordinim të plotë me autoritetet e përkohshme në Venezuelë pas operacionit ushtarak që çoi në kapjen e ish-presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, më 3 janar. Në një konferencë për shtyp sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se “Ne vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet e përkohshme, dhe vendimet e tyre do të vazhdojnë të diktohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Ajo shtoi se SHBA-ja po monitoron qeverinë e përkohshme të udhëhequr nga Delcy Rodríguez, e cila u betua si presidente e përkohshme pas largimit të Maduro-s. Ndërkaq Maduro aktualisht ndodhet në paraburgim në New York, ku u deklarua i pafajshëm...