Sirenat bien sërish në Akrotiri, autoritetet e Qipros paralajmërojnë për kërcënim të vazhdueshëm

Sirenat bien sërish në Akrotiri, autoritetet e Qipros paralajmërojnë për kërcënim të vazhdueshëm

Bota E Hënë, 9 Mars 2026 10:08 Pas sulmit fillestar iranian me dronë në zonën e Akrotirit në Qipro, ku ndodhet edhe një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit janë aktivizuar sërish, duke rritur shqetësimin mes banorëve të zonës. Autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi sipas tyre ekziston ende një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Përmes një mesazhi emergjent, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave dhe të ndjekin me vëmendje udhëzimet e institucioneve përkatëse. Në njoftimin e shpërndarë për banorët theksohej se situata mbetet e ndjeshme dhe se qytetarët duhet të shmangin qëndrimin pranë dritareve, duke u këshilluar të strehohen pas ose nën mobilje të forta për arsye sigurie. “Vetëm për banorët e Akrotirit:...