‘Simbol i prosperitetit’ – Firma e Trump në $ amerikan, hera e parë për një president në detyrë
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se firma e Presidentit Donald Trump do të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane, në një veprim të hartuar për të nderuar 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas një deklarate të Thesarit, firma e manjatit në dollarë do të shfaqet së bashku me atë të Sekretarit të Thesarit Scott Bessent: kjo do të jetë hera e parë në histori që kjo ka ndodhur për një president në detyrë. "Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne jemi në rrugën e një rritjeje ekonomike të paparë, dominimit të qëndrueshëm të dollarit dhe forcës e stabilitetit fiskal", tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent për këtë iniciativë. "Nuk ka mënyrë më të fuqishme për të njohur arritjet historike të...
Burimi:
syri.net