“Siguria europiane në pikë kthese”, Kaja Kallas: Europa duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, SHBA-ja nuk e ka më prioritet

“Siguria europiane në pikë kthese”, Kaja Kallas: Europa duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, SHBA-ja nuk e ka më prioritet

“Europa duhet të marrë menjëherë përgjegjësi të mëdha për mbrojtjen e saj dhe të ndalë varësinë nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, duke paralajmëruar se marrëdhënia transatlantike është tronditur në themele. Në një konferencë për mbrojtjen, Kallas theksoi se edhe pse SHBA do të mbetet partnere dhe aleate e Europës, asnjë fuqi e madhe nuk ka mbijetuar ndonjëherë duke “deleguar mbijetesën e vet”. Sipas saj, Europa nuk është më prioritet strategjik për Uashingtonin dhe duhet të ndryshojë qasjen e saj të sigurisë. Deklaratat vijnë në një klimë tensioni me SHBA-në, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke shkaktuar reagime të forta në Europë. Kallas reagoi edhe ndaj deklaratës së...