“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize
Qeveria e Groenlandës ka publikuar sot në 21 janar broshurën “Përgatitu për krizën, mbijetoni pesë ditë”, e cila ofron këshilla të thjeshta dhe praktike sesi familjet mund të përgatiten për të përballuar vetë situata emergjente deri në pesë ditë. Sipas njoftimit të qeverisë në Nuuk, hartimi i broshurës nisi vitin e kaluar, pas një serie ndërprerjesh të energjisë elektrike, disa të shkurtra e disa të gjata. Qëllimi është të forcohet siguria e popullsisë dhe të bëhet më solide përgatitja e shoqërisë në tërësi. Broshura plotëson masat ekzistuese të përgatitjes dhe duhet të shihet si ndihmë për individët dhe si mbështetje për komunitetin. Ajo është realizuar në bashkëpunim midis ministrive, komunave, policisë së Groenlandës, Komandës Arktike dhe me kontributin e kompanive autonome. Këshillat janë diskutuar gjithashtu...
Burimi:
javanews.al