Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Si në filmat amerikanë/ Rusia është ‘El Dorado’ për rrethin e ngushtë të Trumpit
Të dërguarit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në negociatat me Moskën, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, e shohin Rusinë si një “El Dorado” me burime të mëdha natyrore dhe mundësi të pasura investimi, raportoi të premten Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me mendimin e tyre. Të dy besojnë se heqja e sanksioneve dhe riintegrimi i Rusisë në ekonominë botërore mund të sjellë fitime për investitorët amerikanë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Ukrainën dhe Evropën, shkroi gazeta. Perëndimi vendosi sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë në vitin 2022, të cilat Moska pohon se kanë shërbyer vetëm për të forcuar ekonominë ruse. Firmat amerikane mund të kthehen në Rusi pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën, ka...