Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Krishtlindjet në Vatikan festohen në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari. Krishtlindjet këtë vit do të celebrohen nga Papa Leo XIV, por traditat e Krishtlindjeve të dashura për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat. Kur fillojnë festimet? Për katolikët koha e ardhjes (adventit) dhe bashkë me të edhe pritja e lindjes së Krishtit filloi këtë vit më 30 nëntor, me adventin e parë. Megjithatë festimet në Vatikan nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që kësaj radhe u bë më 15 dhjetor. Nga vjen pema e Krishtlindjes? Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një...