Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse, në prag të zgjedhjeve në Kosovë?

Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse, në prag të zgjedhjeve në Kosovë?

Foto Ilustruese KOSOVË- “Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera, janë disa nga shprehjet që paraqiten në shkrime ku përmendet Kosova në disa nga mediat dhe kanalet në rrjete sociale që shpërndajnë narrativët rusë online, në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, disa media dhe kanale në rrjete sociale me përmbajtje proruse janë mbushur me mesazhe që e përshkruajnë Kosovën si vend të korruptuar, të dirigjuar nga Perëndimi dhe armiqësor ndaj serbëve. Thuajse në të gjitha postimet ku përmendet Kosova, shtetësia e saj mohohet: emrit të saj i vihen thonjëzat, apo quhet “kuazi-shtet” e “shtet i ashtuquajtur”. Në artikuj e shkrime të publikuara nga fillimi i dhjetorit, u jepet zë thirrjeve ndaj serbëve...