Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Europa po përballet me një realitet të ri sigurie, ku kërcënimi nga Rusia nuk shihet më si i largët, por si një rrezik që mund të materializohet shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Në qendër të këtij ndryshimi është një gjeneral gjerman, i cili po konsiderohet si një nga figurat kyçe në mbrojtjen e kontinentit. Roli i tij ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të pozicionit të Gjermanisë si fuqia më e madhe ekonomike dhe një shtyllë e sigurisë europiane. Sipas një analize nga BBC, Europa ndodhet në një fazë të ndërmjetme  jo në luftë, por as më në paqe të plotë. Kjo për shkak të një sërë zhvillimesh që përfshijnë: rritjen e aktivitetit ushtarak rus, sulme hibride si sabotime dhe sulme kibernetike, si...