Shtypja e përgjakshme e regjimit të Ajatollahëve/ Mbi 10 mijë persona, ndër to 169 fëmijë të arrestuar gjatë protestave në Iran
Më shumë se 10 mijë persona janë arrestuar gjatë 15 ditëve të fundit në Iran, në kuadër të protestave masive anti-regjim që kanë përfshirë të gjithë vendin. Shifrat janë publikuar të dielën nga Skylar Thompson, zëvendësdrejtor i organizatës Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA). “Të paktën 10,675 persona janë arrestuar, përfshirë 169 fëmijë,” deklaroi Thompson për CNN. Sipas bilancit më të fundit të HRANA-s, të përditësuar të dielën, gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë të paktën 490 protestues. Protestat e dhunshme në rrugët e Iranit kanë hyrë në javën e tretë dhe janë shtrirë në të 31 provincat e vendit, duke shënuar një nga valët më të gjera të kundërshtimit publik në vitet e fundit. Si pasojë e situatës, autoritetet iraniane kanë...
Burimi:
syri.net