Shtrati u përfshi nga flakët ndërsa po flinte, humb jetën tragjikisht 13-vjeçarja, dyshohet se shkak u bë një çakmak

Shtrati u përfshi nga flakët ndërsa po flinte, humb jetën tragjikisht 13-vjeçarja, dyshohet se shkak u bë një çakmak

Një nxënëse 13-vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi shtrati i saj marinari mori flakë, ndërsa dyshohet se shkak u bë përdorimi i një çakmaku. Zjarrfikësit u thirrën në një banesë në Kingsway, Prescot, ku gjetën Layla Allen, anëtaren e vetme të familjes që kishte mbetur brenda shtëpisë në flakë. Adoleshentja u gjet e shtrirë në shtratin e sipërm të krevatit të saj marinari dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Sipas ‘The Sun’, në seancën hetimore, mjekja ligjore Anita Bhardwaj deklaroi se policia nuk kishte mundur të intervistonte fëmijët e tjerë që ndodheshin në shtëpi në momentin e zjarrit, për shkak të shqetësimit të madh emocional që intervistat do t’u shkaktonin atyre. “Policia u pengua të mblidhte prova të mëtejshme, pasi familja dhe shërbimet sociale vlerësuan...