Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç
Disa ditë pasi ligjvënësit francezë votuan për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi të mbrojë fëmijët e Spanjës “nga Perëndimi i Egër digjital”. Orët e shfletimit (scroll) të përmbajtjes së dëmshme po riformatojnë trurin e të rinjve dhe shkaktojnë ankth e rreziqe të tjera për shëndetin, thonë ekspertët, duke detyruar qeveritë evropiane të veprojnë. “Fokusi i veçantë mbi të miturit vjen për shkak të rrezikut të shtuar të dëmeve afatgjata, pasi ata ende po zhvillohen kognitivisht,” i tha DW Paul O. Richter, bashkëpunëtor i lidhur me think tank-un Bruegel me bazë në Bruksel. “Ekziston shumë hulumtim që tregon korrelacione të forta midis përdorimit të mediave sociale dhe problemeve të shëndetit mendor.” Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula...
Burimi:
vizionplus.tv