Shtetet anëtare të BE nuk bien dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën një marrëveshje mbi paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, sipas burimeve diplomatike. Bashkimi Evropian po kërkon të miratojë paketën e radhës të masave me rastin e katërvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. Ambasadorët e shteteve anëtare mund të mblidhen gjatë fundjavës për konsultime të mëtejshme, përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të planifikuar për të hënën. Paketa e propozuar është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të rritur presionin mbi Moskën.
Burimi:
syri.net