Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme
Administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton një nga lëvizjet më agresive të dekadave të fundit ndaj Kubës: vendosjen e një bllokade të plotë detare për të ndaluar çdo import nafte në ishull. Lajmi, i bërë i ditur nga burime për mediat amerikane, sinjalizon një përshkallëzim të shpejtë të strategjisë së Uashingtonit për të nxitur ndryshimin e regjimit në Havanë përmes “asfiksisë” ekonomike. Rubio, arkitekti i linjës së ashpër Sipas burimeve të informuara, kjo iniciativë mbështetet fuqishëm nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i njohur për qëndrimet e tij radikale ndaj qeverisë kubane. Brenda administratës, energjia po shihet si “pika e dobët” që mund të çojë në rrëzimin e regjimit. “Energjia është mjeti për të mbytur dhe shkatërruar regjimin kubanez,” deklaroi një nga burimet për Politico,...
Burimi:
javanews.al