Shtëpia e Bardhë: SHBA ka mjaftueshëm armë të shkatërrojë regjimin iranian! 24 mijë amerikanë ikin nga Lindja e Mesme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të zhvillojë një takim me përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha amerikane të mbrojtjes, përfshirë Lockheed Martin, Boeing, Honeyëell dhe L3Harris Technologies. Ky takim ishte planifikuar prej kohësh, përpara se të nisnin bombardimet ndaj objektivave në të gjithë Iranin. Megjithatë, përdorimi masiv i municioneve gjatë operacioneve ushtarake i ka dhënë takimit një urgjencë të re. Disa ekspertë të mbrojtjes kanë paralajmëruar se shkalla aktuale e fushatës ajrore – si dhe kërkesa e madhe për kapacitetet e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve hakmarrëse të vazhdueshme nga Irani – mund të bëhen të vështira për t’u përballuar nëse operacioni zgjatet. Zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Trumpin, kanë hedhur poshtë çdo pretendim se rezervat e armëve dhe pajisjeve mund të kufizojnë operacionet...
Burimi:
syri.net