Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Tregohuni të mençur, pranoni marrëveshjen
Shtëpia e Bardhë i dërgoi një mesazh të fortë Iranit, duke e paralajmëruar të tregohet “i mençur” dhe të lëvizë drejt arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara. Ky paralajmërim vjen pas një sërë kërcënimesh nga presidenti Donald Trump, i cili i është rikthyer mundësinë së një veprimi ushtarak ndaj Republikës Islamike. Pas një periudhe përshkallëzimi të tensioneve, bisedimet indirekte midis SHBA-së dhe Iranit janë rinisur, me ndërmjetësimin e Omanit. E gjithë kjo, në kohën kur Trumpi ka vazhduar të kërcënojë regjimin e ajatollahëve me ndërhyrje ushtarake, pas shtypjes së dhunshme të protestave që kërkonin reforma. Negociatat e mëparshme u shembën pas sulmeve te befasishme të Izraelit ndaj Iranit në qershor të vitit të kaluar, duke sjellë një luftë të shkurtër dhe bombardime nga...
Burimi:
top-channel.tv