Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmjen e së premtes (6 mars) se Shtetet e Bashkuara të Amerikës disponojnë rezerva të mjaftueshme të sistemeve të armatimit për të përmbushur nevojat operacionale që lidhen me përplasjen me Iranin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se operacionet kundër Iranit pritet të përfundojnë brenda 4 deri në 6 javë. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara janë tashmë “në rrugë të mbarë për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane”. Leavitt shtoi gjithashtu se po shqyrtohen disa figura të mundshme për udhëheqjen e Iranit, duke theksuar se SHBA ka rezerva të mjaftueshme armësh për të mbështetur operacionet ushtarake të lidhura me konfliktin. Këto deklarata u bënë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zhvillojë të premten...