Shtëpia e Bardhë: Bisedimet me Iranin janë sensitive

Shtëpia e Bardhë: Bisedimet me Iranin janë sensitive

Shtëpia e Bardhë ka shuar spekulimet mbi një marrëveshje të menjëhershme mes Uashingtonit dhe Teheranit. Edhe pse Presidenti Donald Trump deklaroi se palët kanë bërë përparim madhor drejt përfundimit të konfliktit, administrata amerikane ka sqaruar se situata mbetet e paqartë. Deklaratat e Trump nxitën raportime se Zëvendëspresidenti JD Vance mund të udhëtonte drejt Pakistanit për të përfaqësuar SHBA-të në bisedime direkte me zyrtarët iranianë. Megjithatë, Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, përmes një komunikate për mediat, u shpreh se këto janë diskutime diplomatike sensitive. “Situata është fluide dhe asnjë takim i nivelit të lartë nuk duhet të konsiderohet përfundimtar deri në njoftimin zyrtar”, u shpreh Leavitt, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të negociojë përmes shtypit. Këto reagime kanë reflektuar menjëherë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës...