‘Shtabi i Përgjithshëm i Luftës së Iranit u shpërbë’/ IDF: Do vazhdojmë të godasim…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF, njoftuan se kanë “shpërbërë Shtabin e Luftës së Iranit”, ku sipas ushtrisë izraelite ndodheshin drejtues të lartë të regjimit iranian. Në një deklaratë zyrtare, IDF bënë të ditur se gjatë një vale sulmesh në shkallë të gjerë janë goditur disa qendra kyçe komandimi. Sipas njoftimit, në shënjestër kanë qenë seli të Islamic Revolutionary Guard Corps, struktura të shërbimeve të inteligjencës, qendra komanduese të forcave ajrore të IRGC-së si dhe njësi të sigurisë së brendshme. Ushtria izraelite theksoi se operacionet u zhvilluan në kuadër të një fushate të zgjeruar sulmesh, duke pretenduar se objektivat kishin rol të drejtpërdrejtë në drejtimin e operacioneve ushtarake iraniane. Në përfundim të deklaratës, IDF paralajmëruan se do të “vazhdojnë të godasin infrastrukturën ushtarake dhe drejtuesit...
Burimi:
syri.net