Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në
Bota E Martë, 30 Dhjetor 2025 19:24 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë sot për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian për zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH). Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital të BE-së. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, objektivi politik është që “zbatimi efektiv i tarifave zero për roaming me BE-në të realizohet në vitin 2026”. Projektligji është një hap i nevojshëm për realizimin e RLAH, e cila do të sillte përfitime për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe përmirësonte klimën e biznesit midis Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të...