Shpresë për fundin e luftës? Zëdhënësi i Kremlinit njofton raundin e ri të bisedimeve mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës

Shpresë për fundin e luftës? Zëdhënësi i Kremlinit njofton raundin e ri të bisedimeve mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës

Një raund i ri bisedimesh midis përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të zhvillohet më 17 dhe 18 shkurt, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet në nivel trepalësh në Gjenevë”, tha ai. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, një këshilltar i presidentit rus. Delegacioni ukrainas pritet të udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Kujtohet se në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, në Abu Dhabi u zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura të Grupit Punues të Sigurisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Moska, Kievi dhe Uashingtoni. Top Channel