Shpresë e re kundër kancerit/ Studim nga Spanja: Tumori i pankreasit eliminohet te minjtë me kombinim prej tre barnash
Një studim shkencor nga Spanja ka hapur një dritë të re shprese në luftën kundër kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive të sëmundjes. Sipas rezultateve të publikuara në revistën PNAS, adenokarcinoma e pankreasit është eliminuar plotësisht te minjtë eksperimentale, për një periudhë deri në 200 ditë, falë një kombinimi prej tre barnash dhe pa efekte anësore të rënda. Studimi është realizuar nga ekipi i Onkologjisë Eksperimentale dhe është drejtuar nga onkologu i njohur spanjoll Mariano Barbacid. Rezultatet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Spanjë. Sipas mjekut, për herë të parë është arritur një përgjigje e plotë, e qëndrueshme dhe me toksicitet të ulët ndaj kancerit të pankreasit. Ai theksoi se terapia e kombinuar ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e kësaj sëmundjeje....
Burimi:
top-channel.tv